LDK: Askush s’ka dhënë dorëheqje, Mustafa do t’ia ofrojë atë kuvendit të partisë

25 shkurt 2021 | 14:27

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka reaguar lidhur me çështjen e dorëheqjeve të paralajmëruara nga kjo parti pas rezultatit të dobët të arritur në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Përmes një njoftimi për medie, LDK-ja ka bërë me dije se askush nuk ka dhënë dorëheqje, duke shtuar se kryetari Isa Mustafa vetëm ka paralajmëruar se do të ofrojë dorëheqje në Kuvendin e partisë kurdo që do të mbahet.

“Për sqarim të opinionit, Kryesia e LDK-së nuk është në dorëheqje, si e cilësojnë disa media, por me autoritet të plotë deri në riorganizimet që mund të ndodhin pas zgjedhjes së Kryetarit. Vetëm kryetari i LDK-së ka paralajmëruar dorëheqje, të cilën do t’ia ofrojë Kuvendit të LDK-së”, është thënë  në njoftimin për medie.

Ditë më parë, kur kryetari o LDK-së, Isa Mustafa, ka folur për dorëheqjen, nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, pati thënë se “e gjithë kryesia e LDK-së është në dorëheqje”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një telefonatë dhe publikimi i një raporti që deri tani…