LDK-ja adreson kritika ndaj tri ministrive të Qeverisë Haradinaj

19 mars 2019 | 12:27

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Valentina Bunjaku, ka adresuar kritika karshi Ministrisë së Kulturës dhe asaj të Inovacionit.

Sipas saj Ministria e Kulturës ka shpenzuar para të majme në zhvendosjen e disa prej stafit të Prishtinës në Prizren.

Ajo ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka në plan që Ministrinë e Kulturës ta bëjë çerdhe të punësimit të militantëve të saj.

Bunjaku ka adresuar kritika edhe ndaj Ministrisë së Arsimit, që sipas saj po bëjnë keq që nuk po merren vesh me SBAShK-un për çështjen e orëve të humbura gjatë grevës se mësimdhënësve.

Më tutje, ajo ka thënë se duhet të dihet tashmë se çfarë do të ndodhë me orët e humbura, pasi Ministria e Arsimit ka shpenzuar para të shtetit kur ka dërguar ekspertët në Durrës për përpilimin e planprogrameve për librat shkollor.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatin Shaptej të Komunës së Deçanit kanë filluar sot…