LDK-ja fton partitë politike për caktimin e datës për zgjedhje të reja

03 prill 2018 | 17:45

Kryesia e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK) ka vlerësuar se vendi ka hyrë në krizë të thellë institucionale dhe politike.

Kjo parti ka theksuar se Qeveria Haradinaj nuk e ka shumicën në Kuvendin e Kosovës dhe si e tillë konsiderohet e rënë.

“Temat e rëndësishme për qytetarët e vendit nuk mund të adresohen nga një qeveri e pakicës. Si rezultat, zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme. LDK-ja fton që partitë politike të mblidhen sa më parë për të caktuar datën e zgjedhjeve, në mënyrë që këto zgjedhje të jenë të përgatitura si duhet dhe vullneti i qytetarëve të shprehet lirshëm. LDK-ja është e gatshme që t’i nënshtrohet vullnetit të lirë të qytetarëve në zgjedhjet e pritshme”, ka njoftuar LDK-ja pas mbledhjes së Kryesisë.

Kryesia e LDK-së ka ftuar të gjitha strukturat e veta, në të gjitha nivelet, që të mobilizohen dhe të intensifikojnë përgatitjet e nevojshme për zgjedhje.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zakonisht janë mbrojtësit ata që shkaktojnë autogola qesharak në presion…