LDK-ja i thotë jo ftesës së Haradinajt për koalicion

24 prill 2024 | 08:52

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ditë më parë deklaroi se mbetet i hapur për bashkëpunim me opozitën për mundësinë e ndonjë koalicioni qeverisës.

Haradinaj tha se është i gatshëm për çfarëdo formule të bashkëpunimit ndëropozitar dhe se nuk ka ndonjë kusht ose kërkesë.

Deputeti Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se e falënderon Haradinajn për dëshirën e shprehur, por LDK nuk bën koalicion me asnjë prej partive aktuale parlamentare.

“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk bënë koalicion me asnjë prej partive aktuale parlamentare. E falënderoj shumë Haradinaj për dëshirën e shprehur, por LDK i ka qëllimet e qarta që nuk hap koalicion parlamentar”, tha Gashi për Front Online.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është arrestuar dje një person në Pejë, i dyshuar se…