LDK-ja kërkon ratifikimin e demarkacionit dhe zgjedhje të reja

09 shkurt 2018 | 11:43

Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka akuzuar kryeministrin Ramush Haradinaj për izolimin e vendit.

Shefi i këtij grupi parlamentar, Avdullah Hoti, në një konferencë për medie, ka thënë se kryeministri Haradinaj në periudhë rekorde e ka degraduar Kosovën.

Hoti ka theksuar se Kosova nuk ka qenë kur me e izoluar. Më tutje ai ka kërkuar që të votohet demarkacioni dhe vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Feronikelit, Arbër Prekazi, ka thënë se skuadra nga…