LDK-ja mbështet themelimin e kanalit televiziv për mërgatën

09 gusht 2018 | 16:34

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka pritur në takim grupin nismëtar nga mërgata për themelimin e Kanalit televiziv të mërgatës.

Ai ka thënë se kjo parti mbështet themelimin e këtij kanali.

“Kjo është një ide që duhet të përkrahet. Televizioni Publik i Kosovës (RTK) duhet të ofrojë program për afër 700 mijë qytetarë të Kosovës që jetojnë në Evropën Perëndimore dhe në Amerikë. Këta qytetarë kanë kontribuar shumë për çështjen e Kosovës. Shteti i Kosovës, përmes një kanali televiziv publik për mërgatën, duhet të ndihmojë gjeneratën e re të lindur në mërgatë të mësojë gjuhën e kulturën shqipe, si dhe të promovojë investimet e mërgatës në Kosovës”, ka thënë Hoti.

Hoti ka theksuar se themelimi i këtij kanali mund të ketë ndikim edhe në aspektin e investimeve.

“Shumës prej rreth 1 miliard euro remitanca në vit që shkojnë për konsum të familjeve në Kosovës, përmes promovimit të mundësive për biznes në Kosovës nga ky kanal televiziv, mund t’i shtohet edhe 1 miliard euro remitanca për investime”, është shprehur Hoti.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës dhe zëvendëspresidenti i Aleancës Kosova…