LDK-ja nuk do ta dërgoj në Kushtetuese Ligjin për Paga, pa u caktuar vlera e koeficientit

11 janar 2023 | 22:41

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do ta dërgojë Ligjin për Paga në Gjykatën Kushtetuese. Deputetja e kësaj partie, Hykmete Bajrami thotë se këtë çështje peng po mban mospublikimi i vlerës së koeficientit.

Ajo thotë se këtë ligj mund ta dërgojnë në Kushtetuese në momentin që caktohet vlera e koeficientit dhe shihet se kategorive të caktuara u është bërë zbritja e pagave.

“Ju e dini që janë të gjithë ata zyrtarë gjithandej edhe të sektorit të shëndetësisë, edhe sektorit i arsimit, edhe krejt, janë duke pritur me padurim caktimin e koeficientit se atyre u është premtuar faktikisht, që kërkesat e tyre do të adresohen.

Dhe ne nuk mund ta pengojmë një gjë të tillë duke mos ditur se cili do të jetë outputi i këtij ligji… Kur caktohet koeficienti, ne e vërejmë që kategori të caktuara vitale kanë zbritje të pagave dhe mund të dëmtohen nën presionin e inflacionit çfarë e kemi sot, ne mund të vendosim edhe që ta dërgojmë”, tha ajo në “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Më 22 dhjetor të vitit të kaluar, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin e Pagave për Zyrtarët Publikë, ndonëse nuk u përkrah nga opozita.

Qeveria ka thënë se ky ligj trajton në mënyrë të drejtë të gjitha kategoritë, teksa ende nuk e ka bërë publike se sa do të jetë koeficienti i pagës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 2 prill të vitit 1992, “Tigrat e Arkanit” hynë…