LDK-ja: Veliu i është shmangur një aksidenti, ka dëme të vogla vetëm vetura e tij

22 mars 2019 | 19:08

Nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar i komunës së Podujevës, Agim Veliu i është shmangur të premten një aksidenti të mundshëm rrugor në fshatin Besi, në magjistralen Prishtinë – Podujevë.

Kështu është bërë me dije përmes një njoftimi për media nga LDK-ja.

“Në tentim për t’u larguar nga një veturë që kishte hyrë në tejkalim nga krahu i kundërt i rrugës, vetura e z. Veliu është vënë në kontakt me mbrojtëset anësore të rrugës. Falë këtij veprimi, përveç dëmeve të vogla të veturës të z. Veliu, nuk ka pasur asnjë dëm tjetër të asnjë natyre”, është thënë në njoftimin e LDK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Atletico Madridit, Lucas Hernandez, ka arritur marrëveshje me…