LDK-ja: Vetëm 5 për qind e investimeve kapitale në shëndetësi janë realizuar gjatë këtij viti

28 tetor 2022 | 13:02

“Ne thërrasim për përgjegjësi. Nuk është koha e lojërave, nuk është koha e mbulesës së dështimeve”.

Kështu ka deklaruar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj derisa është përgjigjur rreth çështjes së targave dhe situatës në veri.

“Ne nuk jemi në qeveri. Është përgjegjësi e qeverisë që të zbatojë rendin e ligjin në gjithë territorin e saj ashtu siç e përcakton Kushtetuta”, ka thënë Zemaj në një konferencë për media.

Sipas tij, qëndrimet e LDK-së për çështjet e dialogut janë të njohura.

“Qëndrimet e LDK-së janë të njohura, edhe për transparencën që ka qenë e munguar. Ne nuk i dimë të gjitha detajet se nëpër çfarë po kalon Republika e Kosovës në këtë proces. Kjo është nga arroganca e kësaj qeverie. Kemi edhe një vendim që duket do të krijojë një situatë të re edhe në procesin e dialogut, por edhe të brendshëm”, ka thënë Zemaj.

Më tutje, Zemaj kritikuar qeverinë Kurti për siç ka thënë keqmenaxhimin e sektorit të shëndetësisë.

“Qeveria Kurti nuk ka vizion, nuk ka plan, e duket që nuk ka as aftësi të menaxhojë me shëndetësinë. Vetëm 5 për qind  të investimeve kapitale në shëndetësi janë realizuar gjatë këtij viti”, ka thënë Zemaj.

Ai ka thënë se nga 15 projekte kapitale kanë filluar të realizohen vetëm dy dhe sipas tij ato janë në fazën incuese.

“Qeveria Kurti ka zvogëluar buxhetin e shëndetësisë afër 15 për qind. Kosova po përballet me largim të profesionistëve shëndetësorë për shkak të pagave te ulëta dhe trajtimit jo të mirë”, ka thënë Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një hetimi intensiv mbështetur në prova dhe dëshmi hetuesit…