
LDK mban tubim në Gjakovë, Abdixhiku: LDK mbetet adresa e shpresës dhe e zhvillimit
24 shtator 2025
| 20:21
Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur tubim elektoral në Gjakovë.
Kryetari i këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku, para qytetarëve bëri prezantimin e kandidatit për kryetar të kësaj komune.
Ai tha se me Shefqet Shehun, Gjakova do të ketë udhëheqjen që meriton.
Abdixhiku e vlerësoi Gjakovën si simbol të qytetarisë shqiptare.
Kreu i LDK-së theksoi se qyteti ka nevojë për zhvillim dhe investime.
“LDK mbetet adresa e shpresës, e zhvillimit dhe e avancimit të qyteteve tona”, tha Abdixhiku.