LDK: Paralajmëruan shuarjen, kapën Bordin e AKP-së me militantë partiak

03 gusht 2021 | 17:33

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar në lidhje me propozimin e Qeverisë për emërimin e Bordit të AKP-së.

“Sot, Qeveria e Vetëvendosjes, në vazhdën e kapjes së institucioneve të pavarura, kapi me militantë partiak edhe Bordin e AKP-së; të njëjtit institucion që i’a paralajmëruan shuarjen. Në vend të shuarjes, gjithsesi, vendosën në Bord të ri, këtë herë militantë partiak. Së paku tre anëtarë të rinj të Bordit janë anëtarë partiak të Qeverisë së Vetëvendosjes; dy nga të cilët ish kandidatë për deputetë; të cilët kishin dështuar paraprakisht të zgjedhen.

Logjika e politizimit të të gjitha sferave të qeverisjes, nëpërmjet kapjes së hises me militantë partiak, përveç se është e paligjshme është edhe moralisht e gabuar. Një praktikë e tillë ndaj agjencive ligjërisht të pavarura është praktikë tashmë e zakonshme e Qeverisë populliste që kapjen dhe nepotizmin e ka shndërruar në kauzë.

Ftojmë Kuvendin e Kosovës, të refuzojnë kapjen. Ftojmë organizatat e shoqërisë civile, mediat dhe organizatat ndërkombëtare të ngrisin zërin kundër dukurive të tilla”, thuhet në reagimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
04.08.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…