Leclerc: Nuk me kënaq pozita

13 dhjetor 2022 | 12:44

Piloti Charles Leclerc nuk është i kënaqur që përfundoi në pozitën e dytë në kampionatin 2022. Piloti i Ferrarit në Formula 1 përfundoi i dyti, kurse në pozitën e parë ishte Max Verstappen dhe Sergio Perez në vend të tretë.

“Jo shumë kënaqësi, për të qenë i sinqertë. Duke parë pas sezonit, mendoj se ka qenë një sezon i mirë, veçanërisht duke parë 2020 dhe 2021 që kanë qenë dy vite shumë të vështira për ekipin”, ka thënë Leclerc.

“Ndjenjë të përziera për këtë sezon. Por vendi i dytë është mjaft i mirë. Thjesht shpresoj se është një hap përpara, dhe se për vitin e ardhshëm, ne mund të bëjmë një hap tjetër përpara”, ka shtuar Leclerc, i cili grumbulloi 308 pikë, me tri pikë dhe 11 podiume.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E keni pyetur ndonjëherë veten se përse buzëqeshja e Mona…