Leclerc: SPA pistë e vështirë, por do të jemi skuadra surprizë

27 gusht 2021 | 13:12

Pista belge e SPA ku ditën e diele do të zhvillohet gara e radhës së botërorit të Formula 1 konsiderohet e vështirë për Ferrarin.

Gjithsesi, Charles Leclerc, mendon se mund të befasojë këtu dhe e konsideron “kokëkuqen” si makinën surprizë. “Kjo është një pistë e vështirë për ne, por këtë vit kemi pasur disa fundjava ku kemi befasuar dhe bërë paraqitje të mirë atëherë kur nuk pritej. Shpresoj që kjo fundjavë të jetë sërish e tillë dhe të befasojmë me paraqitjen tonë”, ka thënë Leclerc.

“Kjo është një pistë e gjatë, që pilotët e pëlqejnë shumë. Sidomos i jashtëzakonshëm është sektori i parë, që mund të dhurojë surpriza në kthesat e para. Ndaj, nëse do të na jepet mundësia, do ta shfrytëzojmë atë për të fituar”, ka shtuar Leclerc.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është hedhur shorti për fazën e grupeve të Ligës së…