Leclerc synon titullin në Formulën 1

08 shkurt 2023 | 16:39

Piloti monogask i Ferrari, Charles Leclerc, përgatitet për sezonin e ri të Formulës 1. Ai shprehet se pret një makinë më të fortë se ajo e sezonit të kaluar, ndërkohë që për të nuk do të jetë e vështirë përshtatja me njëvendëshen e re.

“Vjet, pilotët u detyruan ta ndryshojnë stilin e pilotimit për t’iu përshtatur rregullave të reja. Këtë vit do të jetë më e lehtë për ne. Vjet arrita nëntë ‘pole position’ dhe shumë pak prej tyre u përkthyen në fitore në garë. Këtë vit do të doja të ishte e kundërta, të fitoja më shumë të dielën, duke mos humbur edhe ritmin e mirë që kemi pasur të shtunën në provat zyrtare. Sa më shpejt të përshtatemi me makinën e re aq më të lehtë do ta kemi”, ka thënë Leclerc.

“Testet e para do të jenë një tregues i mirë, duke parë gjendjen e makinës së re dhe mundësinë se ku do të përmirësohemi. Nëse do ta kemi makinën nën kontroll, atëherë do të jetë më e lehtë dhe do të duelojmë për fitore. Mendoj se ka ardhur koha për ta bërë hapin e madh”, ka shtuar Charles Leclerc.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
10.02.2023 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prizren 1.…