Leclerc: Vend i 15-të është një dështim

30 shtator 2021 | 20:18

Vendi i 15-të në garën e fundit në Rusi ka zhgënjyer pa masë pilotin monogas të Ferrarit, Charles Leclerc.

Ai synonte një pozicion tjetër, sidomos kur situata u përmbys për shkak të shiut që nisi në pistë. Nga kjo situatë përfitoi vetëm shoku i tij i skuadrës, Carlos Sainz, që u rendit i treti.

“Ende nuk më ka kaluar zhgënjimi për atë rezultat. Mund të kishim marrë një vendim më të mirë gjatë asaj gare, por makina nuk ishte ajo që unë shpresoja. Shpresoj që të gjithë të mësojmë nga kjo që na ndodhi, pasi vend i 15-të është një dështim”, u shpreh Charles Leclerc.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka qëndruar sot në…