Ledina tregon se kush fshihet pas fotove të saj seksi: Burri ka hequr dorë, tani mi bënë…

29 korrik 2021 | 16:52

Për këngëtaren e njohur, Ledina Çelo, duket se “mosha është thjesht një numër. Teksa vitet kalojnë, ajo vijon të mbetet shumë elegante dhe në super formë, ashtu si në fillimet e karrierës së saj.

Edhe pse ka disa vite që mungon në skenën muzikore, ajo është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, aty ku nuk mungojnë fotot provokuese dhe seksi. Madje herë pas here ajo kritikohet nga fansat e saj, të cilët i thonë se nuk janë për të ato lloj pozash.

Por pavarësisht të gjitha këtyre, këngëtarja e njohur nuk e ka aspak problem dhe vijon që të postojë foto apo video joshëse, me bikini.

Së fundmi ka dhënë një intervistë për emisionin  “Pushime On Top”, ku ka zbuluar se pjesën më të madhe të fotove ja bën vajza e saj, sepse bashkëshorti ka hequr dorë.

“Burri njëherë ka hequr dorë. Tani mu rrit edhe goca. Dje madje i thashë ‘mami do më bësh një foto se do të jap një çokollatë. Sa i dhashë një çokollatë, uuuhh tha, të bëj dhjetë”, tha ajo.

Ledina rrëfeu gjithashtu se gjatë pandemisë nuk është zënë në asnjë moment me bashkëshortin.

“Sa e tmerrshme është kur njeriu mërzitet me budallallëqe. Sa e rëndësishme është që të kënaqesh me një telefonatë me miqtë e tu, me një njeri që e do shumë, me vëllezërit, me miqtë, me shoqen e fëmijërisë, me familjen. Por edhe me bashkëshortin që zihesh kot, ndonjëherë për gjëra koti fare. Gjatë pandemisë nuk jemi zënë fare, përkundrazi, pati një ndjesi tjetër”, u shpreh këngëtarja për “Pushime On Top”.

Këngëtarja e njohur tregon kush fshihet pas fotove të saj seksi:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Peja ka konfirmuar pjesëmarrjen në edicionin e ri të…