KB Peja konfirmon pjesëmarrjen në Ligën Unike

29 korrik 2021 | 16:51

KB Peja ka konfirmuar pjesëmarrjen në edicionin e ri të Ligës Unike. Klubi pejan ka konfirmuar pjesëmarrjen dhe nga ky klub janë shprehur të lumtur se do të jetë pjesë e Ligës, ku garojnë top-klubet nga Kosova dhe Shqipëria.

Peja edicionin e kaluar ishte finaliste e Ligës Unike, duke pësuar humbje në finale nga Golden Eagle Ylli. Peja ishte edhe finaliste në “play-off” të Superligës së Kosovës në basketboll ku, po ashtu, kishte humbje nga Ylli. Risi në këtë edicion do të jetë edhe fillimi i garës në konkurrencën e femrave, me tri skuadra nga Kosova dhe tri nga Shqipëria, derisa shorti për të dyja konkurrencat do të hidhet në muajin gusht.

Edicioni i ri në Ligën Unike do të fillojë më 20/21 tetor, kurse para fillimit të garave do të organizohet Superkupa Mbarëkombëtare në të dyja konkurrencat.

/EPOKA E RE/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një hetim publik për vrasjen e gazetares hulumtuese, Daphne Caruana…