Leeds befason në fund Liverpoolin

19 prill 2021 | 23:37

Liverpool bën një tjetër hap fals në luftën për një vend në zonën Champions, teksa është ndalur në barazim 1-1 në fushën e Leeds United.

Barazimi erdhi vetëm në fundin e ndeshjes nga vendasit, që befasuan ekipin e Klopp.

Ndeshja nisi shumë e luftuar nga të dy ekipet, me Liverpool që ishte më këmbëngulës. Në minutën e 31-te, ishte një aksion fantastik i “The Reds” që i dha avantazhin. Diogo Jota pasoi mjaft mirë për Alexander-Arnold, i cili dha një asist perfekt për Sadio Mane, që me portën bosh e dërgoi topin në rrjetë.

Në fundin e ndeshjes do të vinte dhe goli i barazimit nga Leeds me mbrojtësin Llorente. Një hap fals për “The Reds” që mbeten në vendin e gjashtë me 53 pikë, ndërsa Leeds konfirmon momentin e mirë që po kalon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se…