Leganesi shkarkon trajnerin

23 tetor 2019 | 12:17

Mauricio Pellegrino nuk është më trajneri i Leganes. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i La Ligas, që ka deklaruar se mes palëve është arritur një marrëveshje për prishjen e kontratës.

Leganes është duke kaluar një çast të vështirë në kampionat, pasi renditet në vendin e fundit dhe nuk ka regjistruar asnjë fitore në 9 takime të luajtura.

Pellegrino u emërua në stolin e skuadrës nga Madridi verën e vitit 2018, duke bërë një sezon të parë shumë të mirë e duke u renditur në vendin e 13 me 45 pikë. Më herët tekniku argjentinas ka drejtuar Valencian, Alavesin si dhe Southamptonin në Premierë Ligë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) të mërkurën në ceremoninë e…