Legjenda e Milanit, Shevchenko përjeton tmerrin nga sulmet ruse në Kiev

10 tetor 2022 | 23:02

Legjenda e Milanit dhe Ukrainës, Andrij Shevçenko, ka postuar së fundmi një video në rrjetet sociale, ku tregon se ishte shumë pranë vdekjes.

Kështu është ajo që thotë ish-futbollisti i njohur, i cili thekson se raketat e hedhura nga Rusia kanë goditur një urë, ku në të cilën priteshe të kalonte treni që ndodhej Shevçenko.

“Rusia hodhi 80 raketa dhe 12 dronë kamikazë në Ukrainë. Unë isha në tren, ndaluam nën predha. Ato pak orë ishin si një përjetësi. Dua të them vetëm diçka: asnjë raketë, ose çdo lloj sulmi tjetër, nuk mund t’i thyejë ukrainasit”, shkruan ish-sulmuesi i Milanit e Çelsit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Andriy Shevchenko (@andriyshevchenko)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se vizita…