Legjenda e Unitedit kritikon Ronaldon

04 tetor 2021 | 17:47

Legjenda e Manchester United Gary Neville, e ka kritikuar Cristiano Ronaldon, për një veprim të cilin e kishte bërë në ndeshjen kundër Evertonit.

Ronaldo kishte ikur me vrull drejt zhveshtores pas barazimit 1:1 me Evertonin.

Legjenda e United tha se nuk i pëlqeu reagimi i CR7 për të cilin beson se veçse do ta shtojë presionin ndaj trajnerit Solskjaer, i cili po kritikohet tashmë nga tifozët për rezultatet e ndeshjeve të fundit.

“E pashë ndeshjen dhe e pashë atë duke u larguar. Nuk mund të them se më pëlqeu”. “A zemërohet Ronaldo kur nuk luan? Po. A zemërohet ai kur nuk shënon? Po. A bezdiset Cristiano kur ekipi nuk fiton? Natyrisht. Ne i dimë këto gjëra, ai nuk ka nevojë ta dëshmojë këtë”.

“Mendoj se reagime të tilla, Ronaldo është i mençur sa për ta ditur këtë do të sjellin më shumë presion ndaj Ole Gunnar Solskjaer”. Fituesi i pesëfishtë i “Topit të artë” hyri në lojë në pjesën e dytë duke mos lënë shenjë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e…