Legjenda Shearer: Broja ka të ardhme të ndritur

28 shkurt 2022 | 12:02

Armando Broja është tashmë një realitet i prekshëm në Premier Ligë, një nga sulmuesit e rijnë më në formë në ishull.

Shifrat e tij të imponojnë respekt, ndërsa me lojën dhe klasin e shfaqur ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha angleze. Së fundmi ylli kuqezi ka marrë edhe “bekimin” e legjendës angleze, Alan Shearer, golashënuesi më i mirë në historinë e Premier Ligë.

“Më lejoni t’ju them, ky djalë është klinik. Goli i tij kundër Brentfordit e bëri atë lojtarin më të ri në historinë e Premier Ligës që shënon në secilin prej katër ndeshjeve të tij të para si titullar në shtëpi. Si sulmues, gjithçka ka të bëjë me marrjen e rasteve dhe shënimin e golave, kështu që statistikat si kjo më tregojnë se ai mund të lulëzojë në Premier Ligë. Ai gjithashtu shënon lloje të ndryshme golash. Broja është një sulmues i ri me sytë drejt golit dhe ka një të ardhme të ndritur në Premier Ligë”, u shpreh Alan Shearer për “BBC Sport”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vladimir Putin si duket nuk ishte përgatitur për një rezistencë…