Lejson Zeqiri, MVP i javës në elitën e basketbollit

18 mars 2024 | 15:43

Bashkimi fitoi derbin prizrenas ndaj Proton Cable Prizrenit, ku basketbollisti më i mirë te Portokallezinjtë ishte Lejson Zeqiri, i cili e mbylli ndeshjen me 26 pikë, tetë kërcime e katër asistime, duke e pasur indeksin 29.

Ai shpallet edhe MVP i kësaj jave. Kujtojmë se, Lejsoni ishte shpallur edhe MVP i Superkupës, sa ishte pjesë e Sigal Prishtinës. Sigal Prishtina shënoi fitore bindëse dhe të pritur ndaj Istogut, derisa te bardhakaltrit u dalluan Donovan Smith dhe Visar Ejupi. Qendra Smith e mbylli ndeshjen me 31 pikë, 17 kërcime e katër asistime, kurse Ejupi shënoi 40 pikë, e shtoi edhe katër kërcime e tri asistime. 40 pikët ishin rekord për Visarin në elitë.

Trepça po vazhdon me formë të mirë në elitë, duke shënuar fitoren e radhës ndaj Vëllaznimit, ku Darnell Edge e mbylli ndeshjen me 20 pikë, tetë kërcime, gjashtë asistime. Fitore shumë të rëndësishme shënoi edhe Golden Eagle Ylli ndaj Pejës, ku te therandasit më i miri ishte Jalen Nesbitt me 16 pikë, gjashtë kërcime e dy asistime.

MVP

Lejson Zeqiri (Bashkimi) 26 pikë, 8 kërcime, 4 asistime, 29 indeksi

Top pesëshja

Donovan Smith (Sigal Prishtina) 31 pikë, 17 kërcime, 4 asistime, 48 indeksi
Visar Ejupi (Sigal Prishtina) 40 pikë, 4 kërcime, 3 asistime, 41 indeksi
Lejson Zeqiri (Bashkimi) 26 pikë, 8 kërcime, 4 asistime, 29 indeksi
Darnell Edge (Trepça) 20 pikë, 8 kërcime, 6 asistime, 23 indeksi
Jalen Nesbitt (Golden Eagle Ylli) 16 pikë, 6 kërcime, 2 asistime, 20 indeksi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jeton Tupella B.I, shpall të pavlefshme certifikatën e TVSH-së me…