Lekaj, Aliut: Ministër, a e nënshkrove marrëveshjen me fusnotë?

14 shtator 2021 | 13:49

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes se hekurudhave nga ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu në Beograd.

Lekaj ka pyetur Aliun se a e ka nënshkruar marrëveshjen me fusnotë apo me flamur të Shqipërisë ose të Kosovës.

“Ministër, lehtë është me fol prej opozite, e tash edhe në Beograd po shkon. A e nënshkrove marrëveshjen me fusnotë  apo me flamur të Shqipërisë a Kosovës. Marrëveshja për Traktatin e Komunitetit të Transportit të Evropës Jug-Lindore, që është nënshkruar në Triestë, maj 2017, e që e kemi ratifikuar në vitin 2018, ka mundësuar që Kosova të jetë e përfaqësuar edhe në Sekretariat me seli në Beograd. Ne e nënshkruam marrëveshjen për linjë hekurudhore në Berlin, me ndërmjetësim amerikan, e ju në Beograd!”, ka shkruar Aliu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (PSBE) për dialogun Beograd-Prishtinë dhe…