Lekaj fajëson deputetët për monopolin në homologim të veturave

25 qershor 2019 | 17:37

Monopoli në homologim ka përplasur të martën ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj me deputetët anëtarë të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, ku edhe po raportonte për këtë çështje.

Ministri Lekaj është kritikuar nga deputetët për monopolin në homologim, ndërsa duke thënë se nuk ndjehet përgjegjës për këtë, ua ka hedhur fajin deputetëve dhe ish-ministrit Lutfi Zharku.

Lekaj, ka thënë se Ligji për automjete ia mundëson “EuroLabit” që të posedojë licencën për periudhë të pacaktuar.

Ai është shprehur se tregu do të hapet dhe nuk do të ketë monopol, por nuk ka mundur të jap një afat se kur mund të ndodhë kjo.

Ndonëse ka pohuar se ka hartuar Udhëzimin administrativ 02/2018 që ka të bëjë me homologimin e veturave, me të cilin mundësohet hapja e tregut, Lekaj ka bërë përgjegjëse legjislaturat e mëparshme për monopolin në homologim, pasi siç ka thënë ai është ligji ai i cili i jep direktivat.

E sa i përket çmimit të homologimit, Lekaj ka thënë se është nënshkruar nga ish-ministri Fatmir Limaj dhe ministri i Financave, Ahmet Shala. Lidhur me monopolin në fushën e homologimit të veturave, ka plasur debati në mes tij dhe deputetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur në takim…