Lekaj i uron ditëlindjen Thaçit: U pafshim së shpejti në Kosovë

24 prill 2022 | 12:06

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, i ka uruar ish-presidentit Hashim Thaçi ditëlindjen.

Përmes një postimi në “Facebook”, Lekaj ka uruar që të takohet së shpejti në Kosovë me ish-presidentin Thaçi.

“Urime ditëlindjen miku im, president Hashim Thaçi! U pafshim së shpejti në Kosovë, me ty dhe shokët e tjerë”, ka shkruar Lekaj.

Kujtojmë se ish-presidenti Thaçi dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së aktualisht gjenden në paraburgim në Hagë, ku po gjykohen nën dyshimet për krime lufte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka ndërruar jetë si pasojë e kontaktit me…