Lekaj: Projektligji i buxhetit të trajtohet pa humbur kohë

10 nëntor 2021 | 12:37

Në mbledhjen e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, anëtari i komisionit Pal Lekaj, ishte i mendimit që draft propozimi dhe Projektligji i buxhetit të trajtohet pa humbur në kohë.

Ideja e tij ishte që në Komision, buxhetit të Kosovës duhet t’i qasemi dhe ta trajtojmë ashtu siç duhet, pra të krijohen grupe punuese, të bëhen dëgjime publike dhe të bëhet në afate kohore pa krijuar nguti.

Deputeti Lekaj ka thënë se kjo duhet të realizohet me qëllimin që shpërndarja e buxhetit të bëhet përballë kërkesave dhe nevojave të barabarta të qytetarëve në secilën komunë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për dialogun…