Pas Shqipërisë, Richard Grenell arrin në Kosovë

10 nëntor 2021 | 12:36

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka mbërritur në Kosovë.

Një fotografi e tij në Kosovë është publikuar nga “FrontOnline”.

Grenelli dje ka bërë me dije se po qëndronte në Shqipëri, duke publikuar disa fotografi nga Tirana, të cilin ka thënë se amerikanët duhet ta vizitojnë.

“Amerikanët duhet ta vizitojnë Tiranën. Njerëzit janë të mahnitshëm”,  ka shkruar Grenelli në llogarinë e vet në “Twitter”.

Grenelli dje në Tiranë është pritur në takim nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Meta ka shprehur vlerësimin e tij për angazhimin e Grenellit në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe ShBA-së.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paul Rudd, aktori i dashur më i njohur për rolin…