Lekaj: Qeveria Haradinaj do ta çojë mandatin deri në fund

10 mars 2019 | 15:41

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka kërkuar nga deputetët e Listës Serbe që të kthehen në Kuvendin e Kosovës dhe t’i lenë anash kërcënimet për rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se pritja për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj do të zgjasë deri në fund të mandatit qeverisës

“Nëse deputetët e Listës Serbe kanë vendosur ta presin seancën për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, atëherë pritja për ta do të zgjasë deri në përfundim të këtij mandati. Prandaj, unë u bëjë thirrje që ta trajtojnë me seriozitet detyrën e deputetit dhe t’i lënë anash kërcënimet”, ka shkruar Lekaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Nëse deputetët e Listës Serbe kanë vendosur ta presin seancën për rrëzimin e qeverisë Haradinaj, atëhere pritja për ta…

Gepostet von Pal Lekaj am Sonntag, 10. März 2019

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi në topformë i Feronikelit, Kastriot Rexha ka qenë vendimtar…