
Lekaj: Qeveria Kurti e acartë ka ardhur dhe e skllotavtë do të shkojë
06 shkurt
12:36
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka thënë se ndjen keqardhje për dëmet e shkaktuara në vendbanimet e qytetarëve dhe bizneseve të tyre nga erërat dhe dimri i ftohtë.
Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’iu dalë në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë.
Pavarësisht kësaj, Lekaj ka thënë se qeveria Kurti e acartë ka ardhur dhe e skllotavtë do të shkojë
“Qeveria të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për t’iu dalë në ndihmë të gjithëve që kanë nevojë. Pak e besueshme që kjo qeveri do të dijë të bëjë diçka të mirë për Kosovën dhe qytetarët e saj. Qeveria Kurti e acartë ka ardhur dhe e skllotavtë do të shkojë”, ka shkruar Lekaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/