Lekaj: Qytetarët t’i denoncojnë rastet e keqpërdorimeve gjatë testeve për patentshofer

25 nëntor 2018 | 13:48

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka reaguar lidhur me ankesat e një kandidati se i janë shkelur të drejtat e tij gjatë kohës kur i është nënshtruar testimit për patentshofer.

Lekaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se shteti i së drejtës duhet të funksionojë dhe të gjithë duhet të jenë të barabartë përpara ligjit.

“Shteti i së drejtës duhet të funksionoj! Të gjithë të barabartë përpara ligjit. Rasti i reagimit të njërit prej kandidatëve për t’u pajisur me patentshofer, gjë që e ka shtyrë ta bëjë publike ecurinë dhe dyshimet e tij, është një mundësi për neve për të ripërsëritur për të disatën herë, thirrjen që me këto raste duhet të merren organet përgjegjëse ndërsa si procedurë administrative do të marr vendim që inspektorati, divizioni që mbikëqyr këtë segment do të zbardhë të vërtetën nëse ka pasur shkelje të të drejtave të kandidatit në fjalë dhe ai do të provohet me komision, që të dalë e vërteta e këtij rasti”, ka thënë Lekaj.

Ai ka shtuar se sa i përket të thënave se ka korrupsion në marrjen e patentshoferit, edhe në takimet e Këshillit për Siguri të Trafikut Rrugor, ku anëtar është edhe drejtori i Policisë së Kosovës por edhe në të gjitha rastet tjera, ka ritheksuar që t’i shkohet deri në fund dhe të zbardhet e vërteta.

“Jemi për të pasur sa ma shumë transparencë jo vetëm në ketë sektor, por në të gjitha segmentet e shtetit. U bëjë thirrje të gjithëve që janë përballur me të tilla raste, që të shkruajnë e të denoncojnë. Vetëm duke qenë bashkë, të gjitha hallkat e shoqërisë dhe të shtetit mund ta luftojmë të keqen”, ka thënë Lekaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kryetari i…