Lekaj: Raporti i Progresit për Kosovën paraqet fytyrën e vërtetë të qeverisë Kurti

30 nëntor 2023 | 13:23

Deputeti i Kuvendit nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, në seancën plenare ka thënë se Raporti i Progresit edhe kësaj here e nxjerrë Kosovën dobët në shumë dimensione e në secilin sektor.

Lekaj ka thënë se Raporti i Progresit për vitin 2023, paraqet fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie.

“Raporti i Progresit 2023 është fytyra e vërtetë e qeverisje Kurti dhe e kësaj shumice parlamentare. Qytetarët nëse nuk na kanë besuar neve si deputetë e opozitë për çdo gjë që kemi thënë, e kanë mundësinë ta lexojnë dhe gjykojnë drejtë se në çfarë niveli ishte qeverisja Kurti për Kosovën në vitin 2023”, ka thënë Lekaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FIFA ka publikuar ranglistën e re të ekipeve kombëtare, ku…