Lekaj: Reciprociteti, mashtrim dhe avancim i Kurtit për ta dëmtuar aleancën me Amerikën

31 maj 2020 | 15:09

Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e 37-të të mbajtur mbrëmë ka vendosur masat e reja të zbatimit gradual të reciprocitetit ndaj Serbisë.

Ky vendim nuk i ka pëlqyer nënkryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj. Ai ka thënë se një vendim i tillë  mund të dëmtojë edhe më tutje marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në.

“Heqja e taksës pa kushte dhe tani kinse vendosja e reciprocitetit s’është gjë tjetër veç mashtrimi i tij i fundit dhe avancimi i tij për të dëmtuar aleancën tonë me Amerikën dhe interesat tona të përbashkëta”, ka thënë Lekaj për “Klan Kosovën”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tyson, ikona e sportit të boksit, së fundmi ka publikuar…