Lëndim i rënd për Balden, mungon katër muaj

26 janar 2024 | 12:10

Barcelona përveç eliminimit nga Kupa e Mbretit rrezikon të mbetet në pjesën e mbetur të sezonit pa mbrojtësin e krahut të majtë, Alejandro Balde, i cili u detyrua të linte fushën që në minutën e 23-të, pas një tërheqjeje muskulore.

Pas ekzaminimeve të para u zbulua edhe shkalla e lëndimit, të Balde, me talentin spanjoll, i cili pritet të mungojë minimalisht 4 muaj në fushat e blerta, teksa ende nuk është zgjedhur nga lojtari, mënyrë e riaftësimit, ku një opsion është edhe ndërhyrja kirurgjikale, e cila do të mbyllte përfundimisht sezonin, si dhe do të vinte në dyshim pjesëmarrjen në 2024.

Deri më tani, as lojtari dhe as stafi tekniku, nuk kanë marrë një vendim për 20-vjeçarin e talentuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Konkurrentët e Big Brother VIP Kosova 2, janë befasuar sonte…