Lëndohen 35 persona në aksidentin që përfshiu më shumë se 60 vetura në SHBA

22 dhjetor 2019 | 22:40

Një aksident që përfshiu më shumë se 60 vetura në një autostradë kryesore në Virxhinia të dielën në mëngjes plagosi dhjetëra njerëz, disa në gjendje mjaft të rëndë, sipas policisë së shtetit. Aksidenti ndodhi pak para orës 08:00 të së dielës në rrugën 64 në York County dhe për një kohë mbylli trafikun në të dy drejtimet, u tha në një deklaratë nga Virginia State Police.

Plot 63 automjete u përfshinë, dhe 35 njerëz u transportuan për trajtimin e të lënduarve, tha zëdhënësja e policisë Anaya të dielën vonë.

Ajo tha se një numër i caktuar i njerëzve kishin lëndime të rënda dhe tashmë janë në spital. Nuk ka raporte të menjëhershme të viktimave, shkruan “Telegrafi”. Një hetim është duke u bërë në vazhdim se si erdhi deri te aksidenti i madh në këtë autostradë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, njëherësh edhe kryetar dege…