Lëndohen shtatë persona në një aksident trafiku në Mitrovicë

04 qershor 2018 | 12:28

Policia e Kosovës ka raportuar për shtatë persona të lënduar në një aksident trafiku në Mitrovicë.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Adriatiku” në të cilin janë përfshirë tri vetura civile.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor e më pas janë liruar për në shtëpi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipe Bajçinca-Brestovci ishte delegate e EHF-së për ndeshjen në mes…