Lëndohet Koscielny, mungon në Kupën e Botës

04 maj 2018 | 14:05

Me të gjitha gjasat, Laurent Koscielny nuk do të jetë në “Rusi 2018”. Një tjetër emër i madh do t’i mungojë Botërorit të Rusisë.

32-vjeçari francez ka luajtur vetëm 12 minuta në gjysmëfinalen e  Evropa Ligës ndërmjet Atletico Madridit dhe Arsenal, e cila përfundoi me rezultat 1-0 për spanjollët.

Koscielny është rrezuar për tokë mes lotëve sepse kishte një dëmtim në thembër. Lotët shprehin qartë zhgënjimin e tij, që duket se do të jetë një frakturë që do ta mbajë gjatë jashtë fushave të lojës dhe Franca do i duhet të bëjë pa të në Botëror. Megjithatë duhet të priten ende rezultatet e analizave, por eksperienca ka treguar se këto dëmtime zgjasin.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve, ka bërë një gafë…