Lëndohet Kroosi, mungon 3 javë

06 tetor 2019 | 15:48

Problemet e Real Madridit me lëndime nuk kanë fund, teksa një tjetër futbollist është dëmtuar të shtunën. Fjala është për mesfushorin gjerman, Toni Kroos, i cili ka pësuar një dëmtim në këmbën e majtë dhe pritet të qëndrojë larg fushave të lojës për rreth tre javë.

Si pasojë e kësaj Kroos pritet të mungojë në ndeshjen kundër Mallorcas, Galatasarayt dhe është në dyshim për ndeshjen me Barcelonën më 26 tetor. Gjithashtu do të humbë edhe ndeshjet me kombëtaren e Gjermanisë, kundër Argjentinës dhe Estonisë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës )LDK) u ka bërë thirrje të…