Lëndohet Lewandowski, në dyshim për ‘El Clasicon’

27 shkurt 2023 | 16:06

Pas humbjes nga Almeria, Barcelona ka marrë edhe një lajm të keq. Bëhet fjalë për lëndimin e Robert Lewandowskit, i cili pësoi një lëndim në gjurin e majtë në humbjen që pësoi skuadra e tij të dielën në La Liga.

Mediet spanjolle njoftojnë se sulmuesi polak do të mungojë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Copa del Rey. Ish-futbollisti i Borussia Dortmundit dhe i Bayern Munchen do të mungojë në dy duelet e ardhshme të Barçës, përfshirë këtu edhe “El Clasicon” e parë kundër Real Madridit. Por, veterani i sulmit pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e kampionatit me “Los Blancos” më 19 mars.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria dhe Mali i Zi kanë rënë dakord për ngritjen…