Lëndohet Llorisi, mungon deri në tetë javë

08 shkurt 2023 | 15:48

Tottenham Hotspur siguroi një fitore të madhe në sfidën e kaluar në Premier Ligë përballë Manchester City.

Skuadra e Antonio Contes mundi në shtëpi 1-0 kampionët në fuqi të Anglisë, megjithatë, së fundmi, Tottenhami ka marrë një lajm të keq. Kapiteni i ekipit Hugo Lloris pësoi një dëmtim në gju në ndeshjen e fundit dhe do të mungojë për një kohë të konsiderueshëm në periudhën më të rëndësishme të sezonit.

Portieri me origjinë franceze nuk do të jetë i gatshëm për gjashtë deri në tetë javë, rikthimi i tij pritet të ndodhë në fillimin e muajit prill.

Një goditje e rëndë për Tottenhamin në prag të disa sfidave shumë të rëndësishme në Premier Ligë dhe Ligën e Kampionëve.  “Spurs” do të luajnë këtë javë në kampionat në transfertë përballë Leicesterit, ndërsa menjëherë më pas do të përballen në sfidën me eliminim direkt në Ligën e Kampionëve me Milanin.

I gatshëm për Tottenhamin pritet të jetë portieri i dytë, anglezi Fraser Forster, i cili këtë sezon ka luajtur disa ndeshje në Kupë. 34-vjeçari këtë sezon ka luajtur edhe në një ndeshje në Premier Ligë, në barazimin 2-2 të Tottenhamit me Brentfordin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Yjet e futbollit botëror rikthehen në skenën më prestigjioze të…