
Lëndohet Pique
22 nëntor 2020
| 11:47
Barcelona po kalon një moment të vështirë në La Liga, ndërkohë që pas humbjes kundër Atleticos një tjetër problem më shumë ishte dëmtimi i Gerard Pique.
Qendërmbrojtësi doli nga fusha e lojës në fillim të pjesës së dytë, pasi mori një goditje në gju dhe më pas e zuri edhe keq. Mbrojtësit doli me duar në kokë, ndërkohë që mediat në Spanjë raportojnë se mund të mungojë gjatë.
Bëhet fjalë për një periudhë nga katër deri në gjashtë muaj, që mbetet të konfirmohet pas kontrolleve mjekësore. Veç Pique, probleme shfaqi edhe Sergio Roberto, i cili doli nga fusha në minutat e fundit duke lënë ekipin me një lojtar më pak.