Leonard Llolluni zgjedhet kryetar i AAK-së në Junik

29 maj 2022 | 21:08

Sot, Aleanca pēr Ardhmërinë e Kosovës, dega në Junik ka mbajtur Kuvendin e IX-të zgjedhor ku ka zgjedhur Leonard Llollunin kryetar tē degës.

Siç dihet pë shumë vite këtë pozitë e ka mbajtur Agron Kuçi, por me humbjen në zgjedhjet e fundit lokale, Kuçi ka marrë përgjegjësinë e humbjes dhe ka dhënë dorëheqje nga pozita e të parit të AAK-së në këtë komunë.

Njoftimin për besimin e dhënë nga kuvendarët për të parin e AAK-së në Junik e ka bërë publik vet Llolluni në profilin e tij në “Facebook”.

Njoftimi i plotë i Llollunit:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Junikut, të nderuar veteran të luftës së UÇK-së, të nderuara familje të heronjëve, të dëshmorëve dhe martirëve të luftës, të nderuar themelues të Aleancës në Junik, ju njoftoi që sot  në Kuvendin e IX-të, të AAK-së dega në Junik, me nder dhe përgjegjësi të lartë jam zgjedhur Kryetar i AAK-së, dega në Junik.

Të dashur qytetarë duke u rritur me ju, jam kalitur përballë shumë sfidave, më keni besuar pergjegjesi dhe kam pas nderin ti pranoj, nderi, privilegji e besimi i dhënë nga ju sot me bën borgjli ndaj jush, ndaj elektoratit të Aleancës në Junik që të vazhdoj angazhimin tim në zhvillimin dhe rritjen e Aleancës edhe më shumë.

Ndaj bashkë me ju të bashkuar si çdoherë kemi shumë punë para vetes për të fuqizuar Aleancën, e për të punuar me vendin, Juniku ka nevojë t’a  vazhdoj hovin e zhvillimit që ka pasë, ne i duhemi Junikut, ndaj duke pasur parasysh këtë fakt që i duhemi Junikut dhe qytetarëve të tijë, pata nderin t’a pranoj me pergjegjësi të lartë morale këtë detyrë sfiduese për të udhëhequr Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Junik, duke u zotuar që do të vazhdoj angazhimin  tim për Aleancën, për ata që i kontribuan Aleancës dhe për të gjith qytetarët e Komunës së Junikut.

Ju jam shumë mirënjohës.

Faleminderit për besimin, dalshim faqebardhë…

Me respekt

L. Llolluni

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar edhe ndeshja e tretë finale mes Golden Eagle…