Leonit Muhaxheri dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 24-vjeçarit

07 korrik 2022 | 11:32

Leonit Muhaxheri është dënuar me 17 vjet burgim për vrasjen e 24-vjeçarit Bajram Qelit.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Leonit Muhaxheri është akuzuar për veprën penale vrasje e rëndë, për shkak se më 4 shtator 2020, në Ferizaj, pas një mosmarrëveshje, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin B.Q, me ç’rast ka vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit Alorin Leka.

Në këtë rast, së bashku me Leonit Muhaxherin akuzohen edhe Albin Balia dhe Eugen Bajralia për pjesëmarrje në rrahje, Rinor Jashari për kanosje e moslajmërim të veprave penale apo kryesve të tyre, si dhe Mërgim Atanasova për dhënie të ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale.

Albin Balia dhe Eugen Bajralia janë akuzuar nga prokuroria se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”,  raporton “Klan Kosova”.

Sipas dispozitivit të tretë të aktakuzës,Rinor Jashari është akuzuar se ka kryer veprën penale “Kanosja” dhe “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”

Kurse Mërgim Atanasova është akuzuar se ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea është njëri prej klubeve të interesuar për Cristiano Ronaldon.…