Leposaviq, një person thotë se dy të maskuar e rrahën dhe ia hoqën targat

30 dhjetor 2022 | 09:40

Të mërkurën një qytetar ka lajmëruar policinë se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të maskuar.

Ai i ka thënë policisë se ata ia kanë hequr targat e veturës.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të maskuar, ku të njëjtit i kanë hequr edhe targat e veturës së tij”, thuhet në njoftimin e raportit të Policisë së Kosovës.

“Rasti është duke u hetuar”, vijon njoftimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u bëri thirrje…