Letër e hapur për të gjitha institucionet, nga niveli lokal deri te ai qendror

21 mars 2020 | 15:07

Rasim Demiri

I nderuar kryetar i Komunës së Prizrenit z. Haskuka, i nderuar drejtor i Shëndetësisë z. Shehu, i nderuar ministër i Shëndetësisë, z. Vitia,

Me kujdes të madh ne monitorojmë nga afër punën dhe angazhimin tuaj për të mbrojtur të gjithë qytetarët e Kosovës nga virusi COVID- 19 (Corona), dhe e vlerësojmë atë.

Ne jemi veçanërisht të kënaqur që ju po jepni udhëzime eksperte për parandalimin e virusit Corona dhe u bëni thirrje qytetarëve si të sillen dhe si ti përmbahen atyre.

Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë e Qeverisë së Republikës së Kosovës po tregon interes çdo ditë për mbrojtjen kundër pandemisë së virusit Corona – me vendime të dobishme.

MIRËPO,

Fatkeqësisht, të gjitha këto vendime, të gjitha apelet, të gjitha udhëzimet, të gjitha masat, të gjitha ndalimet dhe të gjitha thirrjet, si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal, ato nuk janë drejtuar në gjuhë të tjera, dhe nuk ka as edhe në gjuhën boshnjake!

Unë gjithashtu e këshilloj ministren Rexhepi që do të ishte më mirë që ajo të merrej me këtë punë për të cilën është përgjegjëse, sesa ta lërë atë si detyrë të Ministrisë së Shëndetësisë e cila nuk ka as kompetenca dhe as detyrë.

Unë i bëj thirrje të gjitha autoriteteve të lartpërmendura që të publikojnë në të ardhmen çdo vendim dhe masë ndaj virusit Corona në gjuhën boshnjake në të gjitha komunat ku jetojnë boshnjakët.

Shfrytëzoj rastin të falënderoj stafin e kujdesit shëndetësor për punën e tyre.

Unë u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të vendit tonë dhe njerëzve në Diasporë që të respektojnë rregullat e sjelljes gjatë kësaj pandemie, dhe të jenë të durueshëm dhe në solidaritet me njëri-tjetrin.

Gjithashtu u bëj thirrje të gjithë boshnjakëve të Kosovës që të na kontaktojnë për çdo lloj ndihme në këtë situatë të vështirë. RD

Përfaqësuesi juaj në Parlamentin e Kosovës dhe kryetari i Koalicionit VAKAT

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një kamion me mallra të lëndës së parë ka hyrë…