Letra e princeshës Diana: Burri im po planifikon një aksident me makinë

27 korrik 2022 | 08:24

Princesha Diana dhe Charles jetuan një martesë, e cila sigurisht nuk konsiderohet si një nga më të lumturat, pasi arritën në pikën e divorcit.

Mirëpo pasi ndërroi jetë Lady D kanë dalë disa fakte të reja rreth raportit të tyre.

Njëri kishte të bënte me në një letër që ajo kishte shkruar ku përshkruante se burri i saj po planifikonte ta vr iste, duke e nxjerrë thashethemet për të.

Ish-udhëheqësi i Scotland Yard, John Stevens, i tha së fundmi ‘Daily Mail’ se ai kishte folur me Princin Charles për shënimin që princesha kishte shkruar në vitin 1995: “Burri im po planifikon një aksident me makinë, problem në frena dhe një goditje të rëndë në kokë”, në mënyrë që siç pretendonte ajo, të martohej me dadon e fëmijëve të tyre, Tigi Lee Burg.

Ndërsa marrëdhënia me Camilën, nuk ishte gjë tjetër veçse “një shpërqendrim”, duke pretenduar se po tallej me të dyja.

Tigie ishte dado e William dhe Harry në 1993. Ajo vetë kishte shkuar për pushime me familjen mbretërore, duke krijuar një marrëdhënie të ngushtë me ta.

Sipas raporteve të reja, Princesha Diana besonte me vendosmëri se Tigi dhe Charles ishin në një lidhje kur Martin Bashir i tregoi dokumente që ‘vërtetonin’ se dado kishte bërë një abort pasi mbeti shtatzënë nga princi./abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Poezi të Adem Demaçit shkëputur nga libri “Tung vargu im”…