LËVIZJA POPULLORE E KOSOVËS DHE EMISIONI PËR TË NË T7

16 janar 16:47

Ismet Sylejmani

Në prag të 17 Janarit 2022, datë, muaj e vit, që shënon 40 vjetorin e themelimit të LPK, sepse më 17 Janar të vitit 1982, Jusufi, Kadriu e Bardhoshi që u vranë dhe Ibrahim Kelmendi që nuk ishte në natën kritike aty bashk me Ata, hodhen themelet e bashkimit, themelimit e formimit të LPK-së!

Në kuadër të shënimit të këtij jubileu të lavdishëm e të madh, më 11 Janar 2022, në emisionin presing në T7, u zhvillua debati: 40 vjet nga themelimi i LPK!

U bë një emision i veçantë dhe u bë shumë zhurmë dhe nuk u tha shumë çka!

Pse nuk u tha shumë çka, dhe pse u bë aq shumë zhurmë?

Kush duhej të ishin aty e të ishte në gjendje të thoshte gjithëçka dhe kush mund të ishte Ai ose Ata që do ta ndalnin të mos tallej me LPK-në, analistin e profesorin universitar Blerim Latifi!

Populli shqiptar në ish-jugosllavi që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ka organizuar kundërshtimin e Tij kundër pozitës prej të pushtuari e të robëruari në Jugosllavi, përkatësisht në Serbi, Maqedoni e Mal të Zi dhe përmes bijëve e bijave më të lavdishme të cilët ishin të organizuar në organizata e parti të ndryshme ilegale atdhetare!

Prej të gjitha subjekteve atdhetare, politiko-patriotike vetëm LPK arriti të bashkohet, të themelohet e të formohet, të jetë e fortë dhe e qëndrueshme, të shkojë deri në fund të misionit të sajë historik, të formojë e themelojë UÇK-në, e cila e bëri realitet çlirimin e Kosovës nga Serbia pushtuese!

Prej vitit 1944 kur përfundoi LANÇ e deri në Qërshor të vitit 1999 kur u largua aparati serb nga Kosova, brenda kësaj periudhe ka qenë një hapsirë e madhe kohore, në të cilën LPK është ushqyer dhe është brumosur, është kalitur dhe është prefeksionuar, është rritur dhe është zgjeruar, duke dalur fitimtare përballë të gjitha vështirësive që i përjetonte gjatë terrorit jugosllavo-serb!

LPK ishte organizatë e madhe çlirimtare, saktësishtë ishte ashtu sikur e tha Xhevat Bislimi, që në fillim të diskutimit të Tij në T7, se LPK është sintezë e tërë përpjekjeve në të gjitha fazat, e të gjithë brezave, për të gjitha gjeneratat!

LPK është deduksioni logjik i tërë atij zingjiri të madh e të artë të veprimtarisë atdhetare për shkëputje, luftë e çlirim nga ish-Jugosllavia e Serbia pushtuese!

LPK është preludi i të gjitha proceseve pozitive vendimmarrëse për luftën për liri e çlirim të Kosovës nga Serbia pushtuese dhe pushtues të tjerë të viseve tjera shqiptare në ish-Jugosllavi!

Debati në T7 nga ana e atyre që ishin ulur dhe mbanin pozitat e përfaqësuesve të LPK-së, me ndonjë përjashtim gjatë diskutimeve të tyre, nuk ishte në nivel të duhur, kurse ndërhyrjet dhe roli destruktiv i analistit Blerim Latifi, ishte në pozita në 90% të debatit anti LPK, hiq faktin se e pranonte realitetin historik, se LPK është themeluese e UÇK-së, duke mos e ndalur sulmin e tij të poshtër e dashakeqës të deshirës për njëllosje e etiketim, se LPK ka qenë enveriste, se UÇK ka përshendetur me grusht etj.,etj…

LPK nuk ishte themeluese vetëm e UÇK-së, por edhe e UÇPMB-së dhe UÇK-se Kombëtare!

LPK enverizmin kombëtar e progresiv e kishte platformë dhe busull të veprimtarisë së sajë, në luftën për liri, pavarësi e çlirim të Kosovës nga Serbia pushtuese!

Të gjithë duhet ta dijnë njëherë e përgjithmonë, se LPK ishte fronti popullorë kundërpeshë e LSPPJ-së në Kosovë e vise dhe LRSJ-së në Kosovë e vise!

OMLK ishte oponentja direkte dhe frontale e LKJ-së në Kosovë e vise, ashtu sikur ishte UÇK kundër APJ-së dhe policisë serbe!

T7 dhe tv tjera duhet të ftojnë në emisonet e tyre speciale udhëheqësit e mëdhenj e të lavdishëm të LPK-së, ata të cilët do ta mbrojnë me fakte e argumente organizatën e vetme triumfuese, e cila ashtu sikur programet moderne, vazhdimisht është abdejtuar dhe kurrë nuk ka qëndruar në një vend dhe ia ka dalur të triumfojë mbi armiqt dhe tradhetarët, dhe e ka bërë realitet programin e vetë në rrethana të reja, në kohë e në hapsirë, e me aleat të rinjë siç është SHBA e NATO!

Udhëheqësit e dëshmuar e me nam të madh e me kontribute të shquara të OMLK-LPK, duhet të ftohen në të tilla emisione të mëdha e të veçanta!

Pra duhet të ftohen udhëheqësit Fazli Veliu, Ibrahim Kelmendi, Emrush Xhemajli, Ali Ahmeti, Gafurr Elshani, Xhavit Haliti, Muhamet Kelmendi, Rexhe Iberdemaj, Ramadan Avdiu, Halit Krasniqi , Halil Selimi, Sabri Kiçmari, Guximtar Labënishti e shumë të tjerë, dhe krejt në fund duhet të ftohet Kryetari i fundit i LPK-se Bedri Zenel Islami!

Por dua ta theksoj në mënyrë të veçantë që kudo e kurdo që dëshirohet të flitet e të debatohet për të kaluarën dhe rolin e madh e histotik të LPK-së, aty patjetër, në mënyrë të domosdoshme, duhet të jetë Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti!

Askush si Ali Ahmeti, nuk do të jetë në gjendje të mbrojë Organizatën në të cilën kanë drejtuar dhe kanë derdhur gjak për Të, Udhëheqësit e mëdhenj, Heronjtë e Kombit, Jusuf Gervalla e Kadri Zeka, Rexhep Malaj e Nuhi Berisha, Fadil Vata e Afrim Zhitia, Ahmet Haxhiu e Fehmi Lladrovci, Xhavit Haziri e Behajdin Allaçi e shumë të tjerë, e shumë të tjerë!…

LPK nuk e ka përfunduar aktivitetin e Sajë në Mbledhjen e Prizerenit në vitin 1999, ashtu sikur deklaroi në emision njëri nga përfaqësuesit e LPK-së Halil Selimi, por pas përfundimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoninë e Veriut!

Debatet në tryeza të ndryshme për LPK-në, nuk duhet të ketë analist provokatorë e qëllimkqinjë si tipi i Blerim Latifit, por duhet të ketë analist të rangut sikur Sadri Ramabaja, i cili nuk ka qasje armiqësore e dendencioze ndaj LPK-së, por përkundrazi ushqen respekt e konsideratë!

Ish-Anëtar i Komitetit Drejtues të OMLK-LPRK-së!
Prishtinë, 16 Janar 2022!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liridon Mustafa, një i ri nga Peja, ka vdekur në…