Lëvizja Vetëvendosje pas përçarjeve, mban këshillin e përgjithshëm

17 dhjetor 2017 | 09:45

Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm me fillim në orën 11:30.

Kjo mbledhje po mbahet pas përçarjeve në partinë më të madhe në Kosovë, pas shpërthimit të problemeve në publik kur u zbulua një komunikim ofendues që deputetja Aida Dërguti pati në raport me kolegun e saj Albin Kurtin.

Kjo mbledhje po mbahet pas nënshkrimeve të dhëna nga mbi 2/3 të delegatëve të Këshillit të Përgjithshëm për të mbajtur mbledhje të këtij organi më të lartë vendimmarrës, raporton “Klan Kosova”.

Mbledhja është thirrur nga, Hydajet Hyseni, kryesues i Këshillit të Përgjithshëm.
Në këtë mbledhje të këshillit të përgjithshëm pritet të bëhet edhe shpallja e zgjedhjeve të brendshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në orën 12:30 zhvillohet ndeshja në mes Hellas Veronës dhe…