Lewandowski flet për ndeshjen Bayern – Liverpool

04 shkurt 2019 | 13:55

Sulmuesi i Bayern Munchen, Robert Lewandowski e ka vlerësuar përballjen me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve si shumë të vështir.

“Në momentin që shorti na vuri përballë Liverpool mendimi im i parë ishte që do të kemi punë të madhe për të bërë. Në sulm ata kanë shumë lojtarë të cilët janë të shpejtë dhe shumë të mirë. Ata ndërrojnë stilin e lojës shumë shpejtë nga mbrojtja në sulm, dhe kjo i benë ata shumë të rrezikshëm. Por kur ne të jemi gati nuk do të mund të ndalin lojën e tyre. Në lojë të tilla duhet të tregojmë se sa të mirë jemi, por duhet të japim 110% nga vetja jonë”, ka thënë Lewandowski.

Përballja e parë në mes Liverpoolit dhe Bayern Munchen zhvillohet më 19 shkurt në “Anfield”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga…