Veseli uron nisjen e procesit mësimor, kërkon ngritjen e cilësisë në arsim

04 shkurt 2019 | 13:46

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu dhe nga deputeti i këtij qyteti, Ilmi Reçica, kanë vizituar shkollën fillore “Jeronim De Rada” në ditën e parë të gjysmëvjetorit të dytë.

Veseli është mirëpritur nga drejtoresha e kësaj shkolle, Servete Hajrullahu, nga mësimdhënësit dhe nxënësit, të cilët i ka uruar për rikthimin në procesin mësimor.

Nga shkolla “Jeronim De Rada” në Ferizaj, kryeparlamentari Veseli ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e Kosovës për nisjen e gjysmëvjetorit të dytë, ndërsa u bëri thirrje që të punojnë më shumë në rritjen e cilësisë.

“Me Ligjin e ri të pagave, të gjithë punëtorët e sektorit publik në Kosovë duke filluar nga mësimdhënësit, personeli shëndetësor, ushtarët, policët dhe gjitha kategoritë tjera, kanë pagat më të larta jo vetëm në regjion por i kalojnë edhe disa vende të Bashkimit Evropian. Tani ne kërkojmë më shumë përkushtim në punë, në mënyrë që ta rrisim cilësinë në arsim dhe nxënësit tanë të marrin dijen e nevojshme për tu përgatitur për konkurrencën globale që na pret në treg”,  ka deklaruar Veseli.​

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)  të hënën ka vendosur…